Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hovenier dënon djegien kriminale të një shtëpie në Istog

Gazeta10
11 July 2023 - 19:43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe misioni i OSBE-së në Kosovë kanë dënuar djegien e një shtëpie në fshatin Veriq të Istogut, ku supozohej të banonte një serb i Kosovës. Ata kanë bërë thirrje që autoritetet e vendit ta hetojnë rastin.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku e ka xhiruar një video dhe e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, familja në fjalë ka të drejtë që të kthehet në pronën e tyre.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.