Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E KA EMRIN LUMIR ABDIXHIKU”, Korqa ia lë fajin atij për krizën në Kuvend

Gazeta10
08 September 2026 - 23:45

Analisti politik Burim Korqa ka deklaruar në emisionin “Adresa” në Kanal 10 se përgjegjësinë kryesore për situatën rreth zgjedhjes së presidentit e sheh te kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas Korqes,  Abdixhiku ka zhvilluar takime dhe ka bërë marrëveshje politike me kryeministrin Albin Kurti, pa arritur paraprakisht një dakordim me deputetët e partisë së tij.

“Shkaktari kryesor i zgjedhjes për president e ka emrin Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Korqa.

Ai ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të grupit parlamentar të LDK-së, duke thënë se Abdixhiku, si kryetar i partisë, është dashur fillimisht të sigurojë pajtimin e 18 deputetëve të tij përpara se të hynte në marrëveshje politike.

“Si kryetar i partisë, u dasht me menaxhu 18 deputetët e vet në një marrëveshje, e jo me shku në takim me ba marrëveshje me Kurtin e s’ka ba marrëveshje me deputetët e vet”, është shprehur analisti politik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.