
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka zbuluar një tjetër emër që, sipas tij, ka qenë i propozuar për postin e presidentit të Kosovës.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka bërë të ditur se biznesmeni dhe veprimtari nga diaspora, Harry Bajraktari, ka qenë një nga emrat e propozuar për president, por se ai nuk e ka pranuar këtë mundësi.
Haziri ka thënë se Bajraktari është konsideruar si një kandidat me peshë, megjithatë, për arsye të tij, nuk ka pranuar të jetë pjesë e garës për postin e presidentit./Gazeta10