
Një natë para seancës së thirrur për 9 shtator, komentatori politik Mentor Shala ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe skenarin që pret të ndodhë në ditët në vijim.
I ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Shala ka thënë se pret që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të ndjekë një skenar që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Pres skenarin e Albin Kurtit. Është tu e programu me shku në zgjedhje, me qenë eventualisht në zgjedhje më 27 dhjetor”, ka deklaruar Shala.
Ai ka thënë se pret që Kurti të tentojë sërish të gjejë një arsye për ta shtyrë apo ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike.
“Pres edhe nesër me u kthy me gjet najfarë arsye”, është shprehur Shala.