Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lukaku refuzon të rikthehet në stërvitje te Chelsea

Gazeta10
12 July 2023 - 14:45

Romelu Lukaku nuk dëshiron që të rikthehet në Londër, pasi që po synon të detyrojë Chelsean që ta shes atë te Interi.

Lukaku iu bashkua Chelseat për një shifër prej 114 milionë eurosh nga Interi në verën e vitit 2021 por kaloi një sezon dëshpërues para se të dërgohej te Interi në formë huazimi sezonin e kaluar, raporton KosovaPress.

Interi dëshiron që ta rikthejë sërish Lukakun në skuadër por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë të kënaqshme drejt Chelseat, i cili është i gatshëm të pranojë 40 milionë euro për sulmuesin belg.

Tani, siç bëhet e ditur nga “Gazzeta dello Sport”, Lukaku – i cili shënoi 14 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar – nuk do të rikthehet te Chelsea për tu stërvitur në Cobham.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.