Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dy klube të Premierligës e duan Chiesan

Gazeta10
12 July 2023 - 18:06

Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar të futbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Gjithnjë sipas mediumit italian, interesim për ish-futbollistin e Fiorentinës kanë shfaqur dy klube angleze.

Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Newcastlen.

“Reds” nuk e dinë nëse Mohamed Salah do të qëndrojë apo jo në “Anfield Road” dhe mund të tentojnë ta transferojnë përfaqësuesin italian.

Ndërkohë, “Magpies” duan t’ia shtojnë Sandro Tonalit edhe një italian, me të cilët do të synonin suksese në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Newcastle ka rënë në duar të sheikëve arabë dhe po synon të përforcohet në mënyrë që ta dominojë futbollin anglez në vitet e ardhshme.

Chiesan e kanë përshkuar lëndimet në dy sezonet e fundit, ndërsa kishte shkëlqyer me Italinë në Euro 2020.

Juventusi do të ishte i gatshëm ta shesë atë nëse e merr një ofertë të kënaqshme. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.