Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputetja e LDK-së: Kurtit i pëlqejnë trazirat, vëllavrasjet

Gazeta10
13 Korrik 2023 - 17:55

Rreth përleshjeve fizike mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së,  deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi ka dënuar dhunën në Kuvend, duke thënë që është pikërisht kjo parti që ka instaluar dhunën në këtë institucion, raporton Gazeta10.

“Inicimin e dhunës e bëri Qeveria, pasiqë ajo sulmoi deputetët pasi ata hodhën ujë ndaj tyre”, tha deputetja Bunjaku.

Sipas saj Konjufca duhet me e mbyllë seancën por që kjo qeveri nuk janë të interesuiar për qetësi, sipas saj ata duan trazira sepse vetëm me to mund të mbijetojnë.

“Me këtë qeveri Kosova është kthyer 10 vite prapa. Kurti e ngriti tensionin në veri tani u kthye në pikën zero  por më shumë pasoja për Kosovën dhe normal që deputetët kanë tension dhe reagojnë sepse kanë më të dashurit e tyre që kanë dhënë jetën për Kosovë, tha deputetja.

Bunjaku tutje tha që Kurtit po i pëlqejnë trazirat, gjak me pas në republikën tonë, vëllavrasje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.