Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kane pranon transferimin te Bayern Munchen

Gazeta10
14 July 2023 - 10:46

Sulmuesi i Tottenham Hotspur dhe Anglisë, Harry Kane, ka vendosur që dëshiron të bashkohet me Bayern Munich këtë afat kalimtar të verës.

Sipas redaktorit të sportit Sky Sports Germany, Florian Plettenberg, Kane i ka dhënë dritën jeshile klubit bavarez.

Burime në Gjermani kanë përsëritur se Bayerni ka besim se mund të sigurojë Kane dhe tani shanset janë rritur.

Problemi është se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes Bayernit dhe Spurs, të cilët duan të mbajnë Kane në Londër.

Tottenham beson se njeriu i tyre vlen të paktën 120 milionë euro, pavarësisht se ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij.

Bayern mund ta ketë bindur Kane për të nënshkruar, por pranimi i Spurs për një tarifë më të ulët duket shumë sfiduese.

Në edicionin e kaluar, Kane shënoi 32 gola dhe dhuroi 5 asistime në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.