Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova (F) këtë fundjavë zhvillon ndeshjen e dytë miqësore ndaj Lihtenshtajnit

Gazeta10
14 July 2023 - 10:48

Në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar ndaj Lihtenshtajnit, kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave arriti fitore me rezultat bindës.

Në Kampin Nacional në Hajvali, Kosova mposhti kombëtaren e Lihtenshtajnit me rezultat 4-0.

Golat për kombëtaren kosovare i shënuan: Erëlta Mehmeti, Kaltrina Biqkaj, Feride Kastrati dhe Jehona Shala.

Të besuarat e Anneli Andersen do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore ndaj po kësaj kombëtare gjatë këtij muaji.

Më 16 korrik, e diel, po në Kampin Nacional në Hajvali, “Dardanet” zbarkojnë për sfidën e dytë miqësore para fillimit të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.

Ky takim luhet nga ora 11:30.

Në këtë kompeticion, Kosova është në grup së bashku me Maqedoninë Veriore dhe Bullgarinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.