Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmohet nga prokuroria se 11 vjeçarja ishte raportuar si e zhdukur në qershor të këtij viti

Gazeta10
01 September 2022 - 10:52

Lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se se në muajin qershor të këtij viti ishte raportuar si e zhdukur, raporton Gazeta10.

Sipas raportit, në qershor të këtij viti, e viktima e mitur është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur, ku është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, dhe më pas është dërguar në strehimore.

“… ju njoftojmë se në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur,  me ç’ rast është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, i cili ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe e njëjta është gjetur e intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të viktimave, si dhe, më pas është dërguar në strehimore.”, u tha në njoftim.

Në mbajtje janë dërguar të pesë personat e dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, ku dy prej tyre janë të moshës madhore, ndërsa tre të tjerë janë të mitur.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, ashtu siç ju kemi mbajtur të informuar, si rezultat i zhvillimit të hetimeve nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante, janë dërguar në mbajtje pesë (5) personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast, prej tyre dy madhor dhe tre të tjerë të mitur, për shkak të veprës penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së dhe për të njëjtit, Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit në gjykatën kompetente, me ç ‘rast gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë.“, thuhet në njoftim.

Për shkak se tre të dyshuar janë të mitur si edhe viktima, për këtë rast janë duke u zhvilluar dy çështje penale të cilat i takojnë Procedurës për të Mitur, ku detajet shtesë për këtë rast janë pjesë e  procedurave konfidenciale dhe fshehtësia e informacionit lidhur me fëmijën viktimë apo dëshmitarë mbrohet me ligj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.