
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.
Gjatë seancës së sotme, përveç refuzimit të kërkesës për lirim apo zbutje të masës, GJKKO ka vendosur gjithashtu të refuzojë kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit dhe për të qëndruar pranë avokatit të tij mbrojtës.
Përmes këtij vendimi, GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për kreun e Partisë Lirisë, duke bërë që ai të vijojë qëndrimin në qeli gjatë zhvillimit të hetimeve.