Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se ishte duke peshkuar, humb jetën një person në lumin Bistrica në Klinë

Gazeta10
15 September 2026 - 12:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Zajm, ku një person ka humbur jetën në lumin Bistrica.

Viktima është shtetas i Austrisë dhe dyshohet se ishte duke peshkuar në momentin e ngjarjes, raporton Klina.Info.

Ngjarja ka alarmuar ekipet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet që kanë çuar deri te humbja e jetës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.