Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Remi pyetet për rolin e Ramushit në luftë, nuk preferon të flasë shumë

Gazeta10
14 July 2023 - 16:13

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, sot iu është përgjigjur, për rolin e krerëve të UÇK-së gjatë luftës.

Ai tha se pajtohet me pyetjen se lufta e UÇK-së, ishte më shumë propagandistike dhe se sa operative. Mustafa tha se serbët kanë hyrë ku do ku kanë dashur dhe UÇK nuk ka mundur të mbrojë me çdo kusht.

Remi gjithashtu është pyetur nga Gjyakat Speciale edhe për ish-komandantin Ramush Haradinaj por ai nuk ka dashur që të përgjigjet në pyetjet e bëra rreth tij.

Avk: Në shënimet tuaj është përmendur shpesh Ramush Haradinaj komandanti i zonës së Dukagjinit ku keni kaluar ju për të shkuar në Shqipëri për të marrë armët  dhe për të kthyer armët dhe ju thatë se gjatë kësaj periudhe kur ndodhi kjo gjë komandat Haradinaj ju ndihmonte ua lehtësonte punen?.

Mus: Nga takimi qe kom pas me të më vonë kom pas raporte të mira dhe kam raporte të mira ende.

Avk:A mund të na thuash me pak fjalë si e konsideronte Ramush Hardinaj vizita e Shtabit të Përgjithshëm në zonën e tij dhe në zonat e tjera?, Ҫfare ka thënë në mbledhje dhe jasht mbledhjeve lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe Pushtetin e tyre për kundrejt komandantëve të zonave?.

Mus: E kom vështirë të flasë për pikëpamjet e të tjerëve por shpeshhere nuk kanë qenë Shtabi i Përgjithshëm të nderuar nga ne, spo du me fol personalisht për asnjërin.

Avk: Ramush Haradinaj ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm nuk është qe ka jep një kontribut të madhë gjatë luftës apo jo, pra ai e konsideronte vetëm  krejt të pavarur apo jo?

Mus: Po secili prej ne ka mendu ashtu.

Avk:  A pajtohesh me mu që Ramush Haradinaj ishte një person që shprehej me  shumë përbuzje për Shtabin e Përgjithshëm?.

Mus: Po pajtohem

Avk: A ju kujtohet termin që përdorte Ramushi për të përshkruar Shtabin e Përgjithshëm?

Mus: Nuk edi për këtë çështje por shpesh herë i kemi përbuzë në takime ka pas raste qe i kemi largu nga mbledhja edhe nga takimi.

Avk: Ramush Haradinaj i thërriste “Turist” ju kujtohet?

Mus: Nuk dëshiroj të shtrohem në këtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.