Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria kërkon paraburgimin e 7 të arrestuarve gjatë aksionit të djeshëm, së shpejti nis seanca

Gazeta10
14 July 2023 - 16:17

Prokuroria Themelore në Ferizaj, kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj shtatë të arrestuarve gjatë aksionit që u zhvillua dje.

Në mesin e tyre është edhe avokati Besnik Berisha, i cili ndodhet për trajtim në Kardiologji.

Seanca pritë të nisë pas pak, ndërsa Prokuroria tashmë ka lëshuar njoftim.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të dyshuarin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga nen 386 par.1 nënpar.1.5 të KPRK-ës

Për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga nen 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-ës.

Ndërsa, për të pandehurin I.S., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.7 të KPRK-ës.

Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-ës.

Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës.

Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 2 të KPRK-ës.”, njofton Prokuroria.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.