Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rudari: Avokati Berisha u arrestua me urdhër të pushtetit dhe kjo u faktua

Gazeta10
14 July 2023 - 23:59

Në seancë dëgjimore të mbajtur sonte në orët e vona, avokati i Berishës, Naim Rudari, tha se shpresojnë që padrejtësia të marrë fund sonte dhe gjykata të vlerësojë provat drejtë.

Rudari tha se po presin që Prokurori t’i dorëzojë edhe dy prova, që u arsyetua se nuk i kishte me vete.

“Për herë të parë në karrierën time jam tronditur e shokuar se sa larg mund të shkon pasiguria juridike në vendin tonë dhe sa lehtë e kundërligjshme mund të privohet një qytetar nga liria, e lërë me një profesionist avokat për diçka që jo vetëm që nuk përbënë krim por në fakt për diçka që për avokatin është obligim etik dhe ligjor”, tha Rudari, raporton Sinjali.

Ai tutje tregoi që para fillimit të seancës kanë kërkuar që t’iu dorëzohen provat mbi të cilat mbështetet kërkesa e prokurorisë dhe pasiqë i kanë lexuar në prezencë të gjykatës, sipas tij shumicën nga ato për një vëzhgues objektiv dhe për të si avokat arrestimi i Besnik Berishës jo vetëm që është mëkat, por edhe abuzim me pushtetin diskrecional.

“Besojmë fuqishëm se gjykata do t’i vlerësojë provat drejtë dhe do ta korigjojë padrejtësinë jo vetëm ndaj avokatit Besnik Berisha por edhe ndaj secilit avokat që nesër mund të përballet me një arrestim arbitrar, sepse në të kundërtën rrezikohemi të gjithë e vuajmë secili. Po presim që prokurori të sjelle edhe dy prova të cilat u arsyetua se nuk i ka me vete, në mënyrë që edhe ato prova t’i diskreditojmë dhe të vërtetën ta pasqyrojmë”, tha Rudari.

Ai tutje tha se dyshimi që Besnik Berisha është arrestuar me urdhër të pushtetit dhe për shkak të personalitetit, u faktua dhe çdo minutë që mbi të rëndon trillimi se kinse ka kryer vepër penale është abuzim për të cilin ne një ditë do ta denoncojme si krim.

“Po presim që pas një kohe seanca të fillojë ku do të na mundësohet t’i dorëzojmë edhe provat tona dhe po shpresojmë që padrejtësia do të marr fund sonte. Gjithsesi, ajo për çfarë jemi të sigurtë është se avokati Besnik Berisha është viktimë dhe kështu do të vërtetohet herët a vonë.”, tha Rudari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.