
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e quajtur si deklaratë të pamatur, nxitëse e ofenduese, raporton Gazeta10.
Sipas tij etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë.
“Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, ka shkruat Abdixhiku.
Sipas tij sot megjithatë “na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak”. /Gazeta10/
Reagimi i plotë: