
Për më shumë se dy muaj pas raportimit se FSK-ja është pajisur me dronë “Bayraktar TB-“, sot kryeministri Albin Kurti, ka prezantuar ata duke konfirmuar që dronët janë blerë nga Turqia, raporton Gazeta10.
“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, ka shkruar Kurti.
Kurti tutje ka shkruar se Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare.
“ Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “Facebook”. /Gazeta10/
Postimi i plotë: