Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Remi përfundon dëshminë në Hagë: E rëndë të kem përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta

Gazeta10
18 July 2023 - 12:43

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,  dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar dëshminë e tij.

Remi, me një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta”, transmeton.

“Sapo përfundova dëshminë time në Hagë, e rëndë shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta.Nuk ka relativizim të fajit, Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj”, ka shkruar ai.

Ai  po ashtu theksoi se “ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim”.

“Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit.Ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar.Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë̈ imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.