Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

U rrah teksa kërkonte lëmoshë, nënkryetari i Mitrovicës i bën vizitën surprizë

Gazeta10
18 July 2023 - 12:57

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës nga PDK-ja, Arian Tahiri e ka takuar sot, Aliun i cili u sulmua nga një person në rrugët e Mitrovicës.

Tahiri tha se i është zotuar Aliut se do t’i qëndrojnë pranë si komunë deri në shërim.

“Sot vizitova Aliun, djaloshin që e do i gjithë qyteti i Mitrovicës. Jam prekur thellë me atë që i ka ndodhur, andaj shkova për ta takuar dhe për t’ia bërë të ditur që të gjithë jemi me të. Iu zotova se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për t’i qëndruar pranë deri në shërim, edhe si Komunë edhe personalisht. Është për t’u admiruar sa shumë mitrovicas dhe qytetarë nga e gjithë Kosova po i dalin krah djaloshit tonë, duke e ndihmuar dhe duke i dhënë forcë për ta përballuar këtë ngjarje”, ka shrkuar Tahiri në një postim në “Facebook”.

Aliu është sulmuar fizikisht nga një person gjatë kohës sa ishte duke lypur para në rrugët e Mitrovicës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.