Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pakënaqësitë e shumta, Sindikata e Policisë dorëzon peticion në Kuvend

Gazeta10
18 July 2023 - 16:02

Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës lidhur me pakënaqësitë e tyre

Në njoftim thuhet se pakënaqësitë janë lidhur me ligjin e pagave, sigurimin shëndetësor dhe jetësor, Ligjin e pensionimit, shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, sot me datë 18.07.2023, ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Peticionin e nëshkruar nga punonjësitë e Policisë së Kosovë lidhur me pakënaqësitë e tyre,: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë , Ligji e pensionimit , shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës. Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësitë e Policies së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.