
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se pas reduktimit të numrit të policëve nëpër komunat veriore tani do të vazhdojnë me hapa të tjerë për de-përshkallëzim të situatës në veri.
Ai ka thënë se tani janë duke e hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme atje, sipas dakordimit me BE-në, shkruan Gazeta10.
“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e @Kosovo_Police me 25% në 3 godinat e bashkisë veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova po zbaton tashmë me mirëbesim marrëveshjen me BE/EUSR për de-përshkallëzimin e arritur në Bratislavë.”, ka shkruar ai./Gazeta10