
Në procesin gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve, sot ka vazhduar me pyetjen ndaj dëshmitarit, Francis Ladwidge, oficerit britanez që shërbeu në Kosovë, mbrojtja e ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, i cili ka pyetur atë mbi masakrën e Reçakut, raporton Gazeta10.
Avokati pyeti deshmitarin mbi pretendimet e tij për kidnapimet pas masakrës së Reçakut i cili u përgjigj që kanë qenë dy kidnapime nga UÇK-ja.
Dëshmitari tutje tha që gjatë kohës sa ai raportonte, nga dita e parë që ishte ne Rahovec, kishte parë shumë incidente, të shtëna, vrasje, arrestime, kishim gjetur njerëz të vdekur.
Avokati tutje pyeti dëshmitarin nëse ka qenë në dijeni për stervitjet ushtarake serbe në Mitrovicë, por që ai tha se në atë kohe ai kishte vepruar në Shtime dhe Rahovec.
Avokati pyeti dëshmitarin nëse pajtohet që rreth 1.4 milion janë shpërngulur nga Kosova nga marsi e deri në qershor 1999. Dëshmitari tha që pajtohet me këtë sepse edhe vet ai është detyruar të shpërngulet në Shqipëri.
Dëshmitari po ashtu ka pranuar që raportimin mbi situatën në Kosovën gjatë periudhës prill-qershor 1999 e ka bërë nga Maqedonia dhe Shqipëria, në bazë të asaj që kishin thënë refugjatët e shpërngulur. /Gezeta10/