Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Koha e serbishtes ka përfunduar” – Dëshmitari e pranon që kjo deklaratë e Thaçit ishte e bazuar në thashetheme

Gazeta10
19 July 2023 - 11:40

Në procesin gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve, sot mbrojtja e ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka vazhduar me pyetjen ndaj dëshmitarit, Francis Ladwidge, oficerit britanez që shërbeu në Kosovë.

Avokati ka thënë se klienti i tij ka qenë vazhdimisht në media dhe ka dhënë deklarata që të nderprehet dhuna dhe të krijohet një Kosovë nder-etnike, duke e pyetur dëshmitarin a ka njohuri për këto deklarata, raporton Gazeta10.

Dëshmitari tha që nuk ka qenë në dijeni për këto deklarata sepse sipas tij ata kishin punën e tyre.

Avokati tutje pyeti dëshmitarin nëse i kujtohet koha kur Thaçi kishte shkuar për të qetësuar dhunën në Mitrovicë. Dëshmitari tha që në atë kohë nuk ka qenë në dijeni  por tani është sepse ka lexuar përgjatë dy javëve të fundit.

Avokati po ashtu ka pyetur dëshmitarin që “ju thoni që Thaçi në një takim në Rahovec ka thënë që ka përfunduar koha e serbishtes këtu?

Dëshmitari tha se kjo ka ndodhur rreth festës së flamurit dhe rreth asaj kohe kishte njefarë ndjeshmerie dhe në lidhje me këtë deklaratë dëshmitari tha se ka shkruar në bazë të asaj që ka dëgjuar sepse nuk e ka dëgjuar vet deklaratën në fjalë.

A ju kujtohet që kjo deklaratë e Thaçit ishte raportuar në mediet serbe? Pyeti avokati. Në lidhje me këtë dëshmitari tha se nuk ka lexuar asnjë artikull as koment në lidhje me këtë.

“Puna ime ishte që të gjeja njerëzit e zhdukur dhe të trajtoja çështjen e të drejtave të njeriut. Ishte dikun rreth ditës së flamurit por unë vet nuk kam qenë i pranishëm kur është dhënë ajo deklaratë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari në fund pranoi që kjo deklaratë e tij për Thaçin ishte e bazuar në thashetheme. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.