Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputetja Statovci: Edhe një dëshmi që SHBA-të i qëndrojnë afër Kosovës në të gjitha rrafshet

Gazeta10
19 July 2023 - 13:32

Pas publikimit të lajmit që Kosova është në listën e vendeve me të cilat ushtria amerikane bashkë me NATO-n, do të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, duke thënë që shpreson që ky vendim i SHBA-ve të mos ketë dëshpëruar thellë dyshuesit skeptikë pushtet-varur.

“Vendimi i Senatit amerikan për ta ftuar edhe Kosovën në listën e vendeve me të cilat ushtria më e fuqishme në botë, ajo e SHBA-ve, bashkë me NATO-n, do të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, është edhe një tjetër fakt se; SHBA-të i qëndrojnë afër Kosovës në të gjitha rrafshet”, ka shkruar deputetja  Statovci në rrjetin social “Facebook”.

Ajo tutje ka deklaruar që përkushtimi i Kosovës për demokraci, paqe e stabilitet, është shkollë e marrë më së shumti nga SHBA-të.

“Vlerat tona të tolerancës, bashkëjetesës, lirisë dhe barazisë, ndahen me ato të SHBA-ve, duke krijuar kështu një partneritet të pa cenueshëm, besnik dhe vizionar”, ka shkruar Statovci. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.