Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Krasniqit “përplaset” me dëshmitarin britanik, shkak deklaratat e bazuar në thashetheme

Gazeta10
19 July 2023 - 14:59

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 14-të Bëhet fjalë për britanikun, Francis Ladwidge i cili gjatë kohës së luftës kishte shërbyer për misionin e OSBE-së në Kosovë gjatë luftës.

Gjatë dëshmisë e tij një përplasje ka ndodhur në mes avokatit të Jakup Krasniqit, Adam Ellis, dhe Frank Ledwidge

Kjo pasi Ledwidge në një raport, kishte thënë se Jakup Krasniqi ishte parë në një zonë ku kryheshin tortura.

Megjithatë, dëshmitari tha se nuk i kujtohen burimet e sakta kush ia dha këto informacione. Këtu ndërhy ashpër avokati Ellis.

Ellis: Në deklaratë thuhet se koloneli Petroviq ju ka treguar se Jakup Krasniqi ka qenë atje?

Dëshmitari: Po, ashtu është. Është referenca e vetme që më kujtohet me z.Krasniqi.

Ellis: Nuk vihet në diskutim tema e pranisë së Jakup Krasniqit, se ai ka qenë atje por nuk më kujtohet nga ku vinte ky informacion?

Dëshmitari: Kjo ishte logjika dhe arsyeshmëria mbi të cilën mbështeteshin njerëzit e Rahovecit dhe qëllimi i kërkesat e vazhdueshme të ekipit tim për të folur me z.Krasniqi. Kishte shumë burime që konfirmonin se ai ishte aty.

Ellis: Ju vini këtu para një gjykate dhe thoni që ka burime të tjera por ato nuk iu kujtohen?

Dëshmitari: Koloneli Petroviq ishte ai torturuesi që e përmendët më herët?

Dëshmitari: Petroviq ishte komandant apo zv/komandant i forcave policore në Prizren dhe nuk ka dyshim se ai ka përkrahur e ka marrë pjesë në praktika të tilla të torturës.

Ellis: A iu ka pranuar që kur e keni pyetur që ka pasur gjak në mure?

Dëshmitari: Po

Ellis: A nuk mendoni që këto ngjarje pala serbe i ka përdorur për nevoja propaganduese?

Dëshmitari: Ata e përdornin cështjen e të zhdukurve si provokim, është e saktë.

Ellis: Ishte me vlerë për palën serbe që ta lidhnin zëdhënësin e UҪK-së me ato ngjarje?

Dëshmitari: Po. Serbët nuk ngriti ndonjë problem, nuk e bën të madhe praninë e tij atje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.