
Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale vazhdoi dëshminë e tij dëshmitari i 15-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, duke u pyetur nga gjykatësit.
Ndryshe në seancën e së mërkurës u lexua përmbledhja e deklaratës së tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Ndërkaq, nga ZPS nuk ka pasur pyetje për dëshmitarin e pyetjet nga mbrojtësi i viktimave kanë qenë me përmbajtje të redaktuar.
Por, pasi që gjatë asaj seance dëshmitari ka treguar se ka probleme shëndetësore, me fillimin e seancës së sotme, ekipet e mbrojtjes kanë deklaruar se janë dakorduar se nuk do t’i bëjnë pyetje dëshmitarit me kodin 04586.
Kurse, trupi gjykues ka bërë të ditur se do të bëjnë pyetjet e tyre.