
Lazio ka kontaktuar Chelsean për mundësinë e huazimit të anësorit Callum Hudson-Odoi, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Klubi italian po e kërkon 22-vjeçarin në formë huazimi për një sezon, me opsionin për blerjen e shërbimeve të tij në fund të sezonit.
Sezonin e shkuar, Hudson-Odoi u paraqit në huazim te Bayer Leverkuseni në Bundesligë. U paraqit në 21 ndeshje në të gjitha garat.