Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Të premten shorti për edicionin e ri të Superligës

Gazeta10
25 July 2023 - 14:23

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar të martën për tërheqjen e shortit për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll, por edhe Ligën e Parë.

Në njoftim thuhet se të premten do të bëhet tërheqja e shortit, fillimisht për Superligë dhe pastaj për dy grupet e Ligës së Parë.

“Komisioni i Garave njoftim klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se në bazë të rregullores së garave, tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave do të bëhet të premten më 28 korrik”, thuhet në njoftim.

Tërheqja e shortit për edicionin e ri të Superligës, do të bëhet në orën 12:00, për të vazhduar në Grupin A të Ligës së Parë prej orës 13:00 dhe nga ora 13:30, do të bëhet tërheqja e shortit për Grupin B.

Edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar starton më 12 gusht ndërsa një javë më vonë, garat i nisin edhe klubet e Ligës së Parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.