Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Szunyog e Haradinaj pajtohen të ketë dialog konstruktiv qeveri-opozitë

Gazeta10
25 July 2023 - 17:19

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe situatën në veri.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar me Haradinajn janë pajtuar që qeveria dhe partitë opozitare kenë dialog konstruktiv për adresimin e sfidave politike dhe situatës në veri.

“Jam pajtuar me kryetarin e AAK- së z. Ramush Haradinaj se partitë opozitare dhe qeveria duhet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të gjejnë një konsensus për adresimin e sfidave politike dhe situatës në veri. Opozita ka një rol të rëndësishëm”, ka shkruar ai.

Szunyog gjatë ditës ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.