Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nagip Krasniqi e Martin Berishaj, çka po dojnë skandale tjera?” – Krasniqi e LDK-së për VV-në

Gazeta10
25 Korrik 2023 - 23:24

Në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, deputetje e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se nuk kemi pasur asnjë investim përveq këtij të “Prishtina Mall”, në kohën e qeverisjes Kurti.

Ajo tha se kohëve të fundit po terhiqen edhe investitorë nga oda gjermane si pasojë e situatës së krijuar nga qeverisja Kurti.

“Për herë të parë kemi një superskandal të mbasadorit Berishaj. I ka tërhequr 1.4 milion euro në Kosovë dhe askush nuk është marrë me të dhe përkundrazi po e mbrojnë këta të VV-së”, tha Krasniqi.

Ajo tha se Martin Berishaj është financuesi kryesor i VV-së.

Krasniqi permendi edhe Nagip Krasniqin, të arrestuar për dyshimet  në keqmenaxhimin në KEK. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.