
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në mbledhjen e qeverisë përkujtoi veprimtarin Adem Demaçi, në pesë vjetorin e vdekjes së tij.
Kurti, para kabinetit qeveritar, tha se Demaçi është simbol i rezistencës kombëtare.
“Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovraniteti dhe i ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.”, tha Kurti.
Kurti, po ashtu përkujtoi edhe 12 vjetorin e vrasjes së policit Enver Zymberi nga strukturat kriminale në veri.
Ai tha se Zymberi është simbol i sovranitetit dhe ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës. Ai theksoi nevojën që të ketë drejtësi për vrasjen e tij.
Polici Enver Zymberi ka vdekur më 26 korrik të vitit 2011 si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri.