Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi me delegacionin finlandez, Musliu-Shoshi ngre shqetësime mbi vendimin e padrejtë të Hagës

Gazeta10
29 September 2026 - 18:28

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e shoqëruar nga Janina Ymeri (LDK) dhe Krenare Çerkini (LVV), priten në takim një delegacion finlandez.

Takimi u mbajt në ambientet e Kuvendit, teksa u diskutua edhe vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Musliu-Shoshi ngriti shqetësime mbi këtë vendim të padrejtë duke theksuar se Kosova ka nevojë për zërin dhe mbështetjen e miqve dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur të vërtetën tonë.

“Sot, në takimin me delegacionin finlandez, një pjesë të rëndësishme të diskutimit ia kushtova vendimit e padrejtë të Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve tanë.

Theksova se në mbrojtjen e së vërtetës sonë, Kosova ka nevojë për zërin dhe mbështetjen e miqve dhe aleatëve të saj.

Diskutuam gjithashtu për demokracinë, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve në politikë” shkroi Musliu-Shoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.