Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Gazeta10
29 September 2026 - 16:44

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.B. shtetas i Republikës së Shiqipërisë.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet A.B. shtetas i Republikës së Shiqipërisë, më datë 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon dhe transporton substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, pasi kishte siguruar informacione, ka vëzhguar të pandehurin, i cili me automjetin e tij të markës “Ford Focus” ndalet në parkingun e restorantit “O…”. Pas kontaktimit dhe identifikimit të të pandehurit nga hetuesit policorë, është kryer kontrolli në automjetin e tij, ku në ulësen e pasme janë gjetur dhjetë (10) qese të mbushura me substancë narkotike të dyshuar për llojin marihuanë, substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar nga hetuesit policorë.
“Sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), është konstatuar se substanca narkotike e sekuestruar, e llojit marihuanë, ka peshë të përgjithshme prej 4 kilogramësh e 855.9 gramësh”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri A.B. ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.