
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se jo çdo veprim në kundërshtim me Kushtetutën mund të cilësohet juridikisht si “shkelje e Kushtetutës”.
Duke folur në emisionin “Gazeta”, Kryeziu tha se Kushtetuta mund të shkelet nga autoritetet që kanë përgjegjësi kushtetuese, duke përmendur presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme.
Sipas tij, veprimet e fundit të zhvilluara në Kuvend janë në kundërshtim me Kushtetutën, por, në kuptimin juridik, nuk përbëjnë domosdoshmërisht “shkelje të Kushtetutës”.
Kryeziu theksoi gjithashtu se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi juridike, por janë nën Kushtetutën në hierarkinë juridike.
“Gjykata faktin që e quajmë ne ka masa ndëshkuese”, deklaroi Kryeziu, duke folur për pasojat që mund të kenë veprimet në kundërshtim me vendimet kushtetuese.