
Një burrë është dërguar pa shenja jete në QKMK të Drenasit, nën dyshimin se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekje prurse.
Sipas raportit policor, ngjarja kishte ndodhur në Gllogoc, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
“Gllogoc 25.07.2023 – 11:21. Viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në QKMK, pasi që dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport policor./Gazeta10