Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gent–Zilina

Gazeta10
26 July 2023 - 17:15

UEFA vazhdon t’i delegojë gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet e garave të saj, duke i vlerësuar për profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në fushën e ndarjes së drejtësisë.

Kësaj radhe, gjyqtari i njohur Visar Kastrati do ta ketë nderin për të drejtuar një ndeshje të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Bëhet fjalët për takimin mes dy skuadrave të fuqishme, Gent nga Belgjika dhe Zilina nga Sllovakia, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:00.

Kastrati, i njohur për integritetin dhe ndershmërinë e tij në fushën e lojës, do të ketë në asistencë Granit Hysenin dhe Lumturije Muhadrin, po ashtu dy emra të njohur dhe të respektuar në komunitetin e gjyqtarëve në Kosovë.

Gjyqtar i katërt për këtë sfidë të rëndësishme është Ilir Mehmeti.

Ndryshe, edhe javën e kaluar u deleguan dy katërshe të gjyqtarëve nga Kosova për ndeshjet e Ligës së Konferencës

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.