Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti për djalin e Enver Zymberit: Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, shpresë se rinia do t’i shërbejë vendit

Gazeta10
27 July 2023 - 10:50

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje teksa ka vendosur lule me djalin e Enver Zymberit, Sokolin, aty ku ra ai 12 vite më parë.

Kryeministri shprehet se dëshira e Sokolit për t’i ndjekur hapat e babait “na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë.

Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim.

Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.