
Paris Saint-Germaini ka marrë vendim për ta shitur sulmuesin Kylian Mbappe këtë verë, të cilit tashmë i ka caktuar çmimin. “Marca” ka raportuar të premten se Parisi tashmë e ka njoftuar Real Madridin për shumën që duhet të paguajë, nëse dëshiron ta transferojë Mbappen këtë verë.
Për ta lënë të lirë sulmuesin francez, Parisi po kërkon hiq më pak se 250 milionë euro.
Klubi francez tashmë është në pritje të ofertës nga Real Madridi, duke pasur parasysh se dëshira e Mbappes është që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe do të largohet nga klubi francez, pasi ka bërë me dije se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
Së fundmi, u raportua që PSG-ja kishte pranuar ofertën e Al-Hilalit prej 300 milionë eurosh për Mbappen, por që 24-vjeçari kishte refuzuar kalimin në Arabinë Saudite, përkundër pagës vjetore prej 700 milionë eurosh.