
Forcës së Sigurisë së Kosovës i është shtuar edhe një numër rekrutësh.
Ata patën javën e parë të trajnimit bazik për rekrut, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili e ka shpërndarë një video në të cilën shihen të gjitha aktivitetet që janë bërë gjatë kësaj jave.