Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Basha thërret Kuvendin Kombëtar të PD-së më 2 shtator, do të preket Statuti

Gazeta10
30 July 2023 - 22:16

Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare e mbledhur nga kryetari i saj Lulzim Basha ka vendosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 2 shtator.

Kryetari i PD-së i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, propozim që u miratua pa asnjë mëdyshje nga të pranishmit në sallë.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:

Ndryshime statutore;

Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;

Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesine dhe Kolegjin e Kryetarëve.

“Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

1. Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve”,  njofton PD.

Të pranishëm në mbledhje

1. Lulzim Basha
2. Fitim Zekthi
3. Taulanda Jupi
4. Arbi Agalliu
5. Gazmend Koduzi
6. Oriola Pampuri
7. Gentian Gaba
8. Kreshnik Çollaku
9. Flutura Açka
10. Merita Bakiu
11. Xhemajl Gjunkshi
12. Enkelejd Alibeaj
13. Taulant Zeneli
14. Endri Hasa
15. Indrit Sefa
16. Roland Bejko
17. Jemin Ngjana
18. Agron Kapllanaj

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.