Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kelmendi: 48 biznese s’janë në rregull, vetëm Klanit iu turrën telallët partiakë

Gazeta10
31 July 2023 - 9:46

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas shumë postimeve e deklaratave nga deputetët e VV-së për rastin e Klan Kosovës.

Ai ka thënë se si është e mundur që nga 48 biznese që kanë probleme me licensën, vetëm medias ia publikuan në rrjete sociale.

Kelmendi i ka pyetur pse gjithë ky panik e kjo frikë.

“48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit.Pse gjithë ky panik?Pse gjithë kjo frikë?A e dini pse? Se Facebookun e Twitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë.Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende.Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët.Nuk kanë me e pa’ atë film!#Betejaemedias#rozetakuështëvaji”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.