Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Demokracia vdes në errësirë”, nis protesta e gazetarëve në mbështetje të Klan Kosovës

Gazeta10
31 July 2023 - 12:12

Të hënën, në shenjë revoltej kundër pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka organizuar një protestë në qytetin e Prishtinës.

Me motonin “Demokracia vdes në errësirë”, gazetarët tashmë kanë dalur  në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me Klan Kosovën dhe për të luftuar për lirinë e medias në vend.

Protesta ka filluar në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku  numëri i njerëzve është duke u rritur në çdo moment.

Qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe kolegë të gazetarisë janë bashkuar në këtë akt të fuqishëm të protestës, duke kërkuar respektimin e lirisë së medias dhe të drejtën e informimit të publikut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.