Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LAJMI I FUNDIT| Mediat bojkotojnë konferencën për media të ministres Hajdari, shkak vendimi për Klan Kosova

Gazeta10
01 August 2023 - 14:32

Ministrja Hajdari gjatë ditës së sotme ka ftuar për konferencë për media, raporton Gazeta10.

Por kjo konferencë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është bojkotuar pas revokimit të certifikatës biznesore të Klan Kosovës.

Më 14 qershor MINT ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova. Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.

Pas ankesës së Klan Kosovës, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi më 28 korrik se ARBK-ja kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë, me vendimin e Ministris së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.