
Gjykata Komerciale ka caktuar gjyqtarin që do ta merret me rastin e Klan Kosovës, mirëpo zëdhënësja e këtij institucioni nuk e ka treguar emrin e tij.
Klan Kosova ka dorëzuar padi për konflikt administrativ dhe propozim për shtyrjen e ekzekutimit të të vendimit të Ministrisë. Për të caktuar masën e sigurisë, Gjykata ka kohë deri më 4 gusht.
Në rast se nuk caktohet një masë e tillë, sipas Ehat Miftarajt të IKD-së, Klani duhet të mbyllet. Për këtë çështje ka pasur reagime të shumta nga ambasadorë, gazetarë, opozitarë e shoqëri civile, duke e parë vendimin e MINT-it si përpjekje të pushtetit për të goditur mediet.