
Në Ferizaj në rrugën “Riza Matoshi” , një femër gjatë ngasjes së veturës nga pa kujdesia ka goditur biçiklistin mashkull dhe si pasojë i godituri ka marrur lëndime trupore ku me pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, ndërsa vozitja është në mbajtje.
“Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 02.08.2023 – 13:50. Vozitësja femër kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi , ndërsa vozitësja është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.