Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet i riu që iu fliste fjalë të ndyta të miturave në internet 

Gazeta10
01 September 2022 - 23:30

Është arrestuar i riu nga Gjilani, i cili përdorte fjalor degradues në rrjetin social Tik Tok. 

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie, raporton Gazeta10 

“I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza  me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale”, thuhet në njoftim. 

Më tej, Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ku ndaj tij është ngritur kallëzim penal “Degradim i integritetit seksual”./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.