Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Këto janë shifrat marramendëse për krijimin e filmit “Barbie”

Gazeta10
04 August 2023 - 15:04

Filmi ‘Barbie’ ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është përgjegjës për këtë.

Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa “rozë” u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerëig.

Në fakt, në një botim të Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing ishte shumë më i madh se ai për krijimin e filmit. Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë krijimi i “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë.

Duket sigurisht se këto para kanë “zënë vend”, pasi filmi ka thyer çdo rekord në arkat botërore, duke mbledhur 775 milionë dollarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.