
Nita Latifi në emisionin “Prime Vera” ka folur për herë të rrallë për jetën e saj sentimentale, duke zbuluar arsyen pse ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
E pyetur nëse ka pasur ndonjëherë një romancë sekrete, Latifi tha se gjithmonë ka preferuar të mos e ekspozojë jetën private, edhe pse respekton çiftet që vendosin ta bëjnë publike lidhjen e tyre.
“Zakonisht pjesën e jetës private nuk kam dashur asnjëherë me ekspozu. I pëlqej dhe i respektoj çiftet që dalin haptas, por unë dhe partneri im jemi shumë ma rahat kur nuk e bëjmë publike lidhjen, dhe i dashuri im nuk është pjesë e jetës publike, pra nuk është i famshëm”, tha Latifi.
Ajo theksoi se vendimi për ta mbajtur private lidhjen është i përbashkët dhe lidhet me faktin se partneri i saj nuk është figurë publike. Sipas Latifit, kjo mënyrë u mundëson të jetojnë marrëdhënien e tyre më qetësisht, larg vëmendjes mediatike./Gazeta10