
Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqës, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, në emisionin “Info10”, Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaroi se një vendim i tillë është i mirëseardhur dhe duhet të pritet të bëhet publikimi i vendimit për të analizuar më mirë situatën.
Makshama kujtoi rastet e kaluara kur këto vendime janë zbutur në shkallë në dytë apo të tretë.
Ai tutje foli edhe për vendimin e Gjykatës Komerciale për vendosjen e masës së përkohshme duke thënë se mos shtyerja e vendimit për mbylljen e Klan Kosovës do t’i shkaktonte dëm të madh dhe të pariparueshëm. /Gazeta10/