Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet ish-komandanti i nën stacionit policor në Rakosh të Istogut, dyshohet për krime lufte gjatë viteve ’98 -’99

Gazeta10
05 August 2023 - 17:43

Arrestohet në Merdare ish-shefi i milicisë së Istogut, dyshohet për krime lufte gjatë viteve ’98 -’99 veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

69 vjeçari gjatë viteve 98’-99’, ka mbajtur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. 

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më  05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut. 

I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim. 

Në ndërkohë, mbrëmë është arrestuar në pikën kufitare në Merdare ish-shefi i milicisë serbe në Komunën e Istogut, gjatë kohës së luftës.

Edhe ai po dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.